Një penallti vendos fatin e takimit, Shkëndija do të luajë gjithçka për gjithçka në Azerbajxhan

Një penallti vendos fatin e takimit, Shkëndija do të luajë gjithçka për gjithçka në Azerbajxhan

Shkëndija është mposhtur sot me shifrat e ngushta 0-1 nga Karabaku. Kuqezinjtë e Tetovës e kanë humbur ballafaqimin e parë në turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Sfida e luajtur në Shkup u vendos në minutën e 18. Një penallti e shndërruar në gol nga Bajramovi vulosi fatin e këtij takimi. Pavarësisht humbjes, shanset e Shkëndijës nuk janë shuar ende. Klubi shqiptar do të luajë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e kthimit. Përballja e dytë mes tyre do të zhvillohet një javë më vonë në Azerbajxhan./Sport Ekspres/