Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Një orë para finales, tifozët e Vllaznisë “pushtojnë” kryeqytetin (video)
12 Maj 2025 18:56 Telesport Sonte do mësohet ekipi kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore. Vllaznia dhe Egnatia do përballen në “Arenën Kombëtare” në finalen e “Final Four” për të përcaktuar ekipin kampion. Kur duhet edhe një orë që të nisë finalja, tifozët e Vllaznisë të shumtë në numër kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Të mirëorganizuar ata shihen duke ecur drejt stadiumit. Nuk mungojnë këngët dhe atmosfera e bukur. Shkodranët kanë shansin e artë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, por në anën tjetër kanë një kundërshtar tejet të fort dhe solid, Egnatian. Rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre. SHIKOVIDEON