Një orë në ajër drejt Tiranës, avioni me shqiptar në bord pëson defekt dhe kthehet në Londër
foto ilustruese-british airways TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fluturim të "British Airways" nga Londra për në Tiranë. Avioni i nisur nga aeroporti i Heathrow, në bordin e të cilit ndodheshin shtetas shqiptarë dhe të huaj, ka ndërprerë fluturimin për shkak të një defekti në ajër. Mes udhëtarëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili përmes një reagimi në rrjete sociale, ka rrëfyer dëtajet e këtij udhëtimi. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur rreth një orë pas ngritjes së avionit, kur pasagjerët janë njoftuar nga ekuipazhi për një problem teknik dhe vendimin për t'u kthyer në Londër. 'DEFEKT NË AVIONIN E BRITISH AIRWAYS!FALEMINDERIT ZOTI JEZUS QË NA MBROJTE! Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt...
Burimi:
zeri.ai