Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës? SHBA jep 50 mln dollarë për arrestimin e Maduros
Shtetet e Bashkuara kanë rritur në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke dyfishuar kështu shumën e vendosur më parë në 25 milionë dollarë nga administrata Trump në janar. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, në një video të postuar në rrjetet sociale të enjten, e përshkroi Maduron si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, duke bashkëpunuar me kartelet si Tren de Aragua, Cartel of the Suns dhe karteli famëkeq i Sinaloas në Meksikë. Ajo tha se Maduro përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe për këtë arsye u dyfishua shpërblimi. Sipas Bondit, Departamenti i Drejtësisë ka sekuestruar deri tani mbi 700 milionë dollarë pasuri të lidhura...