
“Një nga momentet më të bukura të jetës time”! FSHF e vlerëson me titullin legjenda e futbollit shqiptar, reagon Ilir Alliu
👁8457
Ilir Alliu, ish-futbollisti e Tiranës dhe disa ekipeve të tjera të Superiores, njëkohësisht edhe pjesë e Kombëtares, është vlerësuar nga FSHF me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”. Alliu ka reaguar pas këtij titulli të dhënë duke e quajtur si një prej momenteve më të bukura të jetës së tij, ndërsa nuk e fsheh krenarinë që mbart nga ky vlerësim. “Sot është një nga ato momente të veçanta në jetë, kur ndjej krenari, mirënjohje dhe emocion të jashtëzakonshëm. Të vlerësohesh me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” është një nder i madh dhe një motivim i jashtëzakonshëm për gjithçka që kam dhënë...
Burimi:
Sportekspres.com