“Një mbrëmje kur erdhi gjyshi”, të shtunën promovohet në “Lazdrohu n’Fermë”
Të shtunën, më 19 shtator, në “Lazdrohu n’Fermë” do të zhvillohet promovimi i librit për fëmijë “Një mbrëmje kur erdhi gjyshi”, në një takim ku do të jetë i pranishëm edhe autori Arif Muharremi. Libri trajton marrëdhënien e fëmijëve me teknologjinë dhe kohën e kaluar para ekraneve, duke sjellë një mesazh për rëndësinë e lojës, shoqërisë, familjes dhe kontaktit me natyrën. Përmes rrëfimit, vepra synon të nxisë fëmijët dhe prindërit të reflektojnë mbi mënyrën se si përdorimi i tepërt i telefonave mund të ndikojë në përvojat e fëmijërisë. Promovimi do të nisë në orën 16:00 dhe është menduar si një aktivitet për të gjithë familjen. Pjesëmarrja në aktivitet përfshihet në çmimin e hyrjes së rregullt në fermë. Aktiviteti do të mbahet më 19 shtator, në...
Burimi:
kultplus.com