Një makinë përfshihet nga flakët në Durrës, ende nuk dihen shkaqet

Një makinë përfshihet nga flakët në Durrës, ende nuk dihen shkaqet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në një zonë të populluar të qytetit të Durrësit, pranë një filiali bankar. Makina është përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar zonën përreth, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe kalimtarëve. Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi shkaqet e shpërthimit apo nëse brenda automjetit ndodhej ndonjë person në momentin e zjarrit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të siguruar zonën përreth.
Burimi: Sot.com.al