Një letër pa kohë….
Nga ILIR ÇUMANI Sot, ti ke ditën tënde të lindjes, biri im, por mua kjo ditë më kthen pas në kohë, te dita kur erdhe në jetë dhe zëri yt i parë më ndryshoi përgjithmonë kuptimin e fjalës “baba”. Kanë kaluar 29 vite dhe, në kujtesën time, koha nuk ecën gjithmonë përpara. Ka çaste kur ajo kthehet pas, hesht, ulet pranë meje dhe më sjell tek ty, siç ishe atëherë: një vogëlush me sytë plot dritë, me duart e vogla që më kërkonin dorën dhe me atë pafajësinë e bukur të fëmijës më thoshte me sy: “Babi, dua të vij me ty në punë.” Ishin çaste të zakonshme, ndoshta, për një fëmijë, por për mua u bënë kujtime që koha nuk ka mundur t’i zbehë....
Burimi:
javanews.al