Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë
Shqipëria është përfshirë në renditjen e 15 itinerareve më të bukura të çiklizmit në botë, përmes Liqenit të Ohrit, i cili kalon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Liqeni i Ohrit renditet në vendin e 14-të, me 76 pikë nga 100, sipas një studimi të platformës së udhëtimeve aventureske Explore. Itinerari, rreth 90–96 kilometra i gjatë, lidh qytetet historike të Ohrit dhe Strugës, Manastirin e Shën Naumit dhe Pogradecin në anën shqiptare të liqenit. Për të përshkuar të gjithë qarkun, çiklistët duhet të kalojnë kufirin mes dy vendeve. Turizmi me biçikletë po fiton gjithnjë e më shumë terren. Sipas të dhënave të cituara në studim, kërkimet në Google për termin “cycling holiday” janë rritur me 292%, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e itinerareve më të...
Burimi:
javanews.al