Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në hyrje të fshatit Andon Poçi në Gjirokastër, duke krijuar rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa afërsia me zonën e banuar ka alarmuar banorët dhe ka bërë që situata të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse. Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Drejtorisë MZSH Gjirokastër janë angazhuar me mjete dhe efektivë për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
Burimi:
javanews.al