“Liverpool më tha se nuk kishte ndërmend të ma rinovonte kontratën, ishte e dhimbshme”

“Liverpool më tha se nuk kishte ndërmend të ma rinovonte kontratën, ishte e dhimbshme”

4 Nëntor 2026 13:12 Alfred Lleshi Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister ka zbuluar se Liverpool-i e kishte informuar sezonin e kaluar se nuk kishte në plan t’ia rinovonte kontratën, duke e cilësuar këtë si përvojë të dhimbshme. Megjithatë, prioriteti i tij mbetet vazhdimi i karrierës në “Anfield”. “Sezonin e kaluar më thanë se synimi i klubit nuk ishte të më rinovonte kontratën, të paktën për momentin. Sigurisht, ishte një situatë e pakëndshme dhe e dhimbshme”, – rrëfeu argjentinasi në një intervistë për gazetarin Gastón Edul. Kontrata e mesfushorit përfundon në vitin 2028, por ndryshimet e fundit në drejtimin e Liverpool-it mund të hapin rrugën për negociata të reja. “Jam shumë i lumtur këtu, po kënaqem vërtet dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, –...