Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, Berisha: U qëllua me urdhër politik, Bardhi: Do të përgjigjeni!

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, Berisha: U qëllua me urdhër politik, Bardhi: Do të përgjigjeni!

foto ilustrim: plagosja e deputetit, berisha dhe bardhi TIRANË- Pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti me plumb gome në shpatull gjatë protestës, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar incidentin, duke e cilësuar atë si një sulm politik, me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës dhe ka paralajmëruar përgjigje. "Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në kembë! O sot o kurrë", shkroi Berisha. Reagim ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka paralajmëruar përgjigje ligjore dhe personale. Bardhi...