Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”!
Vlora ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të shtune 29 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në këtë ditë të shënuar, familjarë të dëshmorëve, intelektualë të qytetit, veteranë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të pushtetit lokal janë mbledhur për të nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në Varrezat e Dëshmorëve do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare përkujtimore, në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë. Përvjetori i 82-të i Çlirimit shënohet në të gjithë vendin përmes aktiviteteve dhe ceremonive përkujtimore, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Burimi:
javanews.al