Pamjet e rënda/ Policia godet me plumb deputetin e PD – Niset me ambulancë…

Pamjet e rënda/ Policia godet me plumb deputetin e PD – Niset me ambulancë…

Policia e shtetit po ushtron një dhunë barbare ndaj protestuesve. Mësohet se është goditur me plumb edhe deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti. Në momentin e goditjes, dy kolegët e tij po tentonin ta merrnin efektivin që gjuan pasi dukshëm ishte nervoz, njofton gazetari i Syri tv fatjon Gjinaj. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Hoti goditet në pjesën e shpinës, pranë shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur gjatë përballjes së protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës. Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas incidentit. Shikoni pamjet e siguruara nga Syri tv.