Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë

Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë

Prej disa javësh, virozat vijojnë të prekin masivisht popullatën. Në Pediatrinë e Elbasanit paraqiten të paktën 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa gjatë fundjavave fluksi është edhe më i lartë. Paralelisht, është rritur edhe numri i shtrimeve. Shefja e Pediatrisë, Irena Palloshi, thotë se gjendemi në një periudhë të ngarkuar virale, ndaj u bën apel prindërve të tregojnë kujdes. Për të kufizuar përhapjen e virozave, veçanërisht te grupet e riskut, mjekja këshillon një ndërprerje të përkohshme të frekuentimit të institucioneve arsimore nga fëmijët e sëmurë. Kujdes i shtuar rekomandohet veçanërisht për të porsalindurit. Për të shmangur mbingarkesën e panevojshme të pavijonit, Palloshi këshillon prindërit që fillimisht t’u drejtohen mjekëve të familjes. Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e kujdesit ndaj ushqyerjes dhe veshjes së përshtatshme të fëmijëve....