Përplasje e fortë në aksin Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur transportohen për në Tiranë
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Për shkak të gjendjes së tyre, katër prej tyre janë nisur për trajtim të mëtejshëm drejt Tiranës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
ntv.al