Mesazhi i fortë i SHBA për Kosovën dhe Serbinë/ Zbulon fushat ku do angazhohet
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar atë si jetik për interesat amerikane dhe stabilitetin e rajonit. Lawton tha se administrata e Donald Trump po angazhohet në nivele më të larta në Ballkan, ndërsa SHBA synon të forcojë rolin e saj si partnere përmes bashkëpunimit në fusha si mbrojtja, energjia dhe ekonomia. Ai u ndal edhe te misioni i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e tij për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara vijojnë të optimizojnë kontributin e tyre në misionin paqeruajtës. Lawton theksoi gjithashtu nevojën për më shumë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se SHBA dëshiron të shohë...
Burimi:
ntv.al