Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri
Çdo fëmijë më spektër të autizmit jo vetëm duhet të depistohet por edhe të trajtohet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale. Duke u ndalur te programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, ministrja Spahiu foli edhe për Programin Kombëtar të Depistimit të Skoliozës te Fëmijët. Prioritet do të jetë unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit, nga referimi dhe diagnostikimi deri te...
Burimi:
javanews.al