“Një Kod i Ri Penal, i domosdoshëm”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Përshtatet me realitetet e sotme

“Një Kod i Ri Penal, i domosdoshëm”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Përshtatet me realitetet e sotme

Vendi ynë ka nevojë për një Kod të Ri Penal. Kështu u shpreh Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, në një intervistë për RTSH. “Të gjithë e dimë që Kodi Penal aktual ka gati 30 vjet që ka hyrë në fuqi. Gjatë kësaj kohe janë bërë mjaft ndryshime, por kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur thotë populli, ‘nuk mund të ecet me shto ujë, shto miell’. Ne na nevojitet një Kod i Ri Penal. Unë jam i kënaqur që drafti i Kodit të Ri Penal ka ngjallur një diskutim mjaft të fortë dhe do të dëshiroja që të...