Një jetë në shërbim të dhembshurisë, Dalai Lama feston 90-vjetorin mes tibetianëve në mërgim

Një jetë në shërbim të dhembshurisë, Dalai Lama feston 90-vjetorin mes tibetianëve në mërgim

Në një mëngjes të qetë në Dharamsala, nën tingujt e këmbanave dhe frymën e përulur të lutjes, Dalai Lama, figura shpirtërore e popullit tibetian dhe simboli global i paqes e urtësisë, kremtoi 90-vjetorin e lindjes së tij. Një ditë që nuk ishte thjesht një përvjetor personal, por një përkujtesë e rrallë për fuqinë e dashurisë, qëndresës dhe përkushtimit ndaj njerëzimit. Festimet u mbajtën në kompleksin e tempullit budist në Dharamsala, aty ku Dalai Lama jeton në mërgim që prej vitit 1959, larg Tokës së tij të shenjtë, por gjithnjë pranë popullit të tij. Tibetas nga anembanë botës, bashkë me përfaqësues...
Burimi: Kohajone.com