Një javë aktivitetesh për Ditën Botërore të Turizmit në Kosovë
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar programin e aktiviteteve që do të organizohen në Kosovë me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, e cila shënohet më 27 shtator. Programi pesëditor, nga 23 deri më 27 shtator, përfshin aktivitete që ndërthurin teknologjinë, promovimin e destinacioneve turistike, natyrën, gastronominë, trashëgiminë kulturore dhe alpinizmin. Aktivitetet nisin më 23 shtator me “Hackathon AI në promovimin e turizmit në Kosovë”, ku do të zhvillohet trajnim praktik për krijimin e teksteve, imazheve, faqeve web dhe videove me ndihmën e inteligjencës artificiale. Më 24 shtator, në kuadër të “Punës praktike në terren”, do të zhvillohet krijimi i përmbajtjes turistike digjitale në Deçan, Suharekë dhe Gjakovë. Ndërsa më 25 shtator do të mbahet Konferenca Qendrore “AI në promovimin e turizmit në Kosovë”,...
Burimi:
kultplus.com