Një Inter i përhumbur, Roma spektakël në pjesën e parë në “Olimpico” (video)

Një Inter i përhumbur, Roma spektakël në pjesën e parë në “Olimpico” (video)

19 Shtator 2026 18:52 Telesport Roma është duke udhëhequr 2-0 ndaj Interit, pas 45 minutave të para në “Olimpico”, në supersfidën e javës së pestë në Serie A. Sfida në “Olimpico” u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi në zonë të Paulo Dybala dhe asistit me kokë të Nahuel Molina, ishte Manu Kone që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 32-të, fati ishte në anën e Romës. Goditja e Alessandro Bastoni përplaset në shtyllë. Në minutën e 37-të, Manu Kone gjen golin e dytë, pas një pasimi të Dybala. U desh edhe konfirmimi i VAR-it për golin e dytë të francezit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për kryeqytetasit, të cilët dominuan në çdo aspekt si në lojë edhe në rezultat....