Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy atentatet që ndodhën mbrëmë në Lezhë me një të vrarë dhe në Tiranë me katër të plagosur. Akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nxit krimin. “Ju e morët vesh nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 veta morën breshëri dhe deri tani narko-shteti nuk është në gjendje të thotë se cfarë ishin ata. Një 11 vjecar kurrë nuk mund të gjuhej mbi të, por njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri tjetrit por më shërbeni mua, krijon këtë situatë” tha Berisha.
Burimi: Sot.com.al