“Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare”/ Deputeti Tritan Shehu bën publik lajmin: Ndahet nga jeta anestezisti…

“Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare”/ Deputeti Tritan Shehu bën publik lajmin: Ndahet nga jeta anestezisti…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e kolegut të tij të hershëm. Mjekësia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të përkushtuara dhe të nderuara. Dr. Mihallaq Prifti, anestezist i njohur dhe një nga pionierët e këtij profesioni në vend, është ndarë nga jeta. “Nje lajm i hidhur ky për ‘largimin’ e një nga kolegët më të hershëm. Një anestezist i përkushtuar, pasionar në profesionin e tij, i aftë dhe shumë human. Një nga zanafillat e anestezisë sonë, model në punë e jetën e tij,” shkruan Shehu....
Burimi: Sot.com.al