Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve
👁8582
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet. Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke siguruar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të...