Një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit dhe i paraprijnë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe seancës parlamentare

Një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit dhe i paraprijnë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe seancës parlamentare

Një grup protestuesish janë mbledhur sot (8 shtator) para Kryesisë së Kuvendit, teksa pritet të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ata bënë thirrje që të protestohet masivisht pasdite para Kuvendit, gjatë kohës që do të mbahet seanca plenare e parë e këtij sesioni. “Turp, parlamenti i krimit” dëgjohen ata, teksa u kërkojnë deputetëve të jenë dinjitozë. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, policia ka ndërhyrë dhe i ka spostuar nga godina, informon TCH.