Një grua amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, ja dyshimet e para

Një grua amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, ja dyshimet e para

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një 63-vjeçare me shtetësi amerikane u gjet e pajetë në banesë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza. Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Burimi: Argjiroja.net