Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Një eksplorim i errët dhe i ndjeshëm i natyrës njerëzore
Lazër Stani një tregimtar fin e i dëshmuar në letrat shqipe, në përmbledhjen “Kohë për nuse” ndërton një univers letrar sa të zymtë aq edhe magjepës, ku përmes ndjeshmërisë introspektive dhe gjuhës simbolike eksploron plagët e njeriut modern i cili endet mes kujtesës, frikës, artit të humbur dhe një vetmie që trazon shpirtrat e dhemb. Nga Albana Beqiri Autori lëviz në kufijtë mes realizmit të vrazhdë dhe magjikes, duke ndërthurur mes tyre etnografinë, filozofinë ekzistenciale, rrjedhën e vetëdijes dhe dialogun e ngjeshur. Personazhet e tij, doktorë të rinj, artistë të dështuar, të dënuar politikë, gra të vetmuara etj, operojnë brenda burgjeve të padukshme: zakoneve patriarkale, sistemit shtypës, drojës nga ndryshimi dhe traumës së pashprehur. Në këtë libër Stani rrëfen me finesë drama të thjeshta, por...