Një ekip i Shqipërisë duhet të marrë pjesë në Champions League, Ballistët paralajmërojnë: Shkupi do të jetë kuq e zi

Një ekip i Shqipërisë duhet të marrë pjesë në Champions League, Ballistët paralajmërojnë: Shkupi do të jetë kuq e zi

Një ekip i Shqipërisë duhet të marrë pjesë në Champions League! Shkëndija është më afër se kurrë, teksa ekipi shqiptar ndodhet në turin e tretë dhe do të përballet sot në mbrëmje kundër Qarabag. Një ndeshje që do të prodhojë shumë emocione, teksa Ballistët do të dhurojnë spektakël në stadium. Një paralajmërim ka ardhur nga tifo grupi besnik i Shqipërisë dhe i Shkëndijës: “Shkupi do të jetë kuq e zi”, shkruajnë Ballistët në Facebook, duke treguar se sot pritet një uragan në shkallët e stadiumit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/