Një Dritare Ndaj Kujtesës – Ekspozita: “Shot / Reverse Shot” – Barry Lewis

Një Dritare Ndaj Kujtesës – Ekspozita: “Shot / Reverse Shot” – Barry Lewis

Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, ekspozita “Shot / Reverse Shot” sjell më shumë sesa një përzgjedhje fotografish, ajo ndërton një dialog të thellë vizual mes të kaluarës dhe të tashmes, një përballje intime me kujtesën kolektive të Shqipërisë. Kjo ekspozitë hap një fushë reflektimi ku imazhi bëhet formë rrëfimi dhe rikujtimi, e ku historia e afërt merr formë përmes dritës dhe hijes. Në qendër të ekspozitës janë fotografitë arkivore të artistit britanik Barry Lewis, të realizuara në vitet 1990 dhe1991, në një Shqipëri të izoluar dhe periudhë tranzicioni. Këto nuk janë vetëm dokumente të një realiteti të vështirë, por sinjale të...