Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%. Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten. Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut të punës. Nga ana tjetër, investimet publike në asetet fizike të infrastrukturës zunë mesatarisht mbi 5% të PBB-së përgjatë gjithë dekadës së fundit...
Burimi:
gijotina.com