Një 12-vjeçare kineze shkruan histori, bëhet kampionia më e re e botës në not

Një 12-vjeçare kineze shkruan histori, bëhet kampionia më e re e botës në not

Adriatik BALLA Sportistët kinezë kanë bërë progres të jashtëzakonshëm në shumë disiplina sportive, aq sa dominojnë sot skenën e sportit kudo në botë, përfshi dhe notin. Ndërkohë, kinezja 12-vjeçare, Yu Zidi, është bërë notarja më e re në histori që ka fituar medalje në Kampionatin Botëror. Ekipi i notareve të Kinës e fitoi medaljen e bronztë në stafetën 4×200 metra në stil të lirë. Supertalentja e notit mungoi në finalen e së enjtes. Por ishte pjesë e stafetës në garën kualifikuese, kështu që është fituese e medaljes botërore. Kina përfundoi e treta në finalen në Singapor, pas SHBA-së dhe Australisë....