Niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë/ Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

Niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë/ Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 90.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore, kursi Euro-Lek ka rënë me 6.2%. Euro po zhvlerësohet me ritmet më të larta në tre vitet e fundit. Ekspertët e tregut valutor mendojnë se rënia e vazhdueshme e Euros është rezultat i zhvendosjes së balancave mes ofertës dhe kërkesës. Flukset hyrëse në Euro vazhdojnë të jenë në rritje, të nxitura sidomos nga turizmi dhe investimet e huaja. Nga ana tjetër, kërkesa për Euro paraqitet gjithnjë e më e vakët, çka pjesërisht mund të shpjegohet edhe me uljen e besimit të publikut te monedha europiane, pas një cikli zhvlerësimi që po zgjat prej më shumë se një dekade....