Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit
Qeveria po avancon me dy skema të reja të kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesave, të cilat parashikohen të zbatohen gjatë vitit 2027. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë për të përcaktuar kushtet dhe mekanizmat e zbatimit të këtyre programeve. Pas takimit, Ibrahimaj theksoi se blerja e një banese duhet të jetë një mundësi e arritshme për familjet shqiptare dhe se qeveria synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në financim përmes instrumenteve të reja mbështetëse. “Me përfaqësuesit e sektorit bankar nisëm konsultimet për zbatimin e dy skemave të kreditimit të lehtësuar për strehimin, të parashikuara për vitin 2027. Po punojmë për të konkretizuar...
Burimi:
javanews.al