Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve dhe ka pezulluar pikën 2 të nenit 5 të aktit normativ të paketën anti-dhunë. Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga një grup organizatash dhe grupimesh qytetare: Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, si dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”. Këto subjekte kanë kërkuar jo vetëm pezullimin e pjesshëm, por edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ. Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi: Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim, pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikonte sanksion administrativ për bllokimin e...
Burimi:
javanews.al