E rëndë në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët në tualetin e shtëpisë, ja për çfarë dyshohet!
Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 43 vjeçarja ka humbur ndjenjat në tualetin e shtëpisë. Viktima është gjetur nga familjarët e pajetë ndërsa këta të fundit kanë deklaruar se vuante nga tensioni. Dyshohet se ky ka qenë shkaku i vdekjes. Po kryhen veprimet hetimore
Burimi:
javanews.al