Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës
Ka nisur operacioni për prishjen e ndërtimeve të shtuara në pallatet e Bllokut të Orizit në Vlorë, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të kësaj zone. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i prishjes së shtesave. Përmes një postimi, Rama deklaroi se ndërhyrja synon të krijojë kushtet për rehabilitimin e plotë të Bllokut të Orizit. “Ka nisur prishja e shtesave të pallateve, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të Bllokut të Orizit në Vlorë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al