9 gola në 14 paraqitje, Italia ka sulmuesin e munguar, Pio Esposito: Me atë penallti kompensova gabimin e vëllait tim

9 gola në 14 paraqitje, Italia ka sulmuesin e munguar, Pio Esposito: Me atë penallti kompensova gabimin e vëllait tim

Pio Esposito është në një formë të jashtëzakonshme. Me dygolëshin e shënuar ndaj Francës në Nations League, sulmuesi italian ka arritur në kuotën e nëntë golave ​​në 14 paraqitje me kombëtaren. Në moshën 21-vjeçare e 137-ditore, ai bëhet lojtari i dytë më i ri që shënon të paktën tetë gola në 14 ndeshjet e tij të para për Italinë, duke ndjekur Giuseppe Meazza, i cili e kishte arritur këtë në vitin 1931. Sulmuesi i Inter u shpreh tejet i kënaqur: “Jam shumë i lumtur, sepse kjo është një fanellë shumë e rëndësishme, ajo që të gjithë ëndërrojmë ta veshim që kur jemi fëmijë. Jam i kënaqur me atë që po bëj unë, si dhe me atë që po bëjmë si ekip”. “Sa i përket lotëve,...