Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nisin negociatat/ Në Shkodër “dashurohen” me Çarls Bismark, e duan për gjithë sezonin
Kanë mjaftuar vetëm 86 minuta lojë, që në Shkodër të gjithë të “dashurohen” me Çarls Bismark. Sulmuesi që iu bashkua Vllaznisë vetëm para 4 ditësh në formën e huazimit nga skuadra e Skënderbeut, u prezantua menjëherë si titullar në sfidën e parë të turit të dytë ndaj Vikingurin. Dhe ganezi nuk zhgënjeu aspak, duke treguar shumë nga potenciali dhe cilësitë e tij, ku vuri shumë në vështirësi mbrojtjen e fortë të islandezëve. 24vjeçari u imponua me fizikun e tij, duke fituar çdo duel ndaj kundërshtarëve dhe po ashtu duke krijuar një dyshe të fortë sulmuese së bashku me Balajn. Po...