Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm
Ka nisur seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës. Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se kryebashkiaku nuk është i pranishëm në sallë. Kryebashkiaku përfaqësohet nga avokati tij Ermir Beta. I pranishëm ë Elman Abule me avokate Romina Zano. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara. Top Channel