Nis riparimi i trotuareve dhe kanalizimeve në rrugën “Don Bosko”, mbyllet qarkullimi i mjeteve…

Nis riparimi i trotuareve dhe kanalizimeve në rrugën “Don Bosko”, mbyllet qarkullimi i mjeteve…

Bashkia Shkodër informon qytetarët se nesër, datë 01 korrik 2025, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, do të nisë puna për riparimin e trotuarit dhe sistemit të kanalizimeve të ujërave të shiut në rrugën “Don Bosko”. Parkimi i mjeteve në të dy anët e kësaj rruge do të jetë i ndaluar për gjithë ditën e nesërme, për të mundësuar zhvillimin normal të punimeve. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë, por parkimi do të jetë i bllokuar përkohësisht. Policia Bashkiake do të jetë në terren për të marrë masat përkatëse dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës. Faleminderit për mirëkuptimin! /Njoftim...
Burimi: Shkodraweb.com