Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde evropiane
Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane. Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese,...