Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Ka nisur sot në Spitalin Universitar të Traumës zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi. Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane. Gjatë fjalës së saj ministrja Koçiu theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese,...