Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Laç, aksioni i bashkisë zbraz trotuaret nga tregtarët informalë
Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Kurbin ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Laçit. Tregtarët informalë ishin paralajmëruar më herët për këtë nderhyrje, dhe një pjesë e tyre kishin liruar vetë hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, për ata që vijonin aktivitetin në kundërshtim me ligjin, ka nisur shembja e strukturave të ngritura pa leje. Në disa zona të qytetit, sidomos pranë pallateve, ishin ngritur objekte tregtare pa leje, të cilat jo vetëm zinin trotuaret dhe hapësirat publike, por pengonin dhe lëvizjen e...