Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis përgatitja për vendnumërimin e votave në KZAZ pranë pallatit të Sportit në Durrës
👁12693
Ndërsa një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, në qytetin e Durrësit ditën e sotme kanë mbërritur materialet e para të logjistikës për përgatitjen e vendnumërimit të votave në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Mjete të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë transportuar pranë KZAZ nr. 23 në Durrës, materialet zgjedhore të nevojshme për procesin e numërimit të votave. Bashkia Durrës ka në total katër KZAZ (nr. 21, 22, 23 dhe 24), ndërkohë që bashkitë Shijak dhe Krujë kanë secila nga një Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor. Në total, në Durrës, Shijak dhe Krujë janë regjistruar 377,020 zgjedhës, përfshirë 25,037 emigrantë...