Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe media
👁9433
Pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave preferenciale, ku vëzhguesi i Ornaldo Rakipit goditi me grusht sekretarin e KZAZ 30, në Kashar, tashmë situata duket më e qetë dhe drejt normalizimit. Raportohet se tashmë ka rinisur numërimi në KZAZ nr.30. Bëhet e ditur se në këtë KZAZ lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat, asnjë vëzhgues tjetër nuk lejohet.