Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis nesër në Shqipëri “Defender Europe 2025”/ NATO tjetër mesazh force Rusisë, qindra trupa stacionohen në vendin tonë
👁7320
Të martën në mëngjes, Shqipëria do të shndërrohet në arenën kryesore të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të zhvilluara ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. “Defender Europe 2025”, një operacion i orkestruar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), do të sjellë në terren dhjetëra mijëra trupa nga SHBA, vendet anëtare të NATO-s dhe partnerë strategjikë, në një demonstrim të fuqishëm të bashkëpunimit dhe gatishmërisë ushtarake ndërkombëtare. Stërvitja do të nisë nesër, me marshimin e trupave nga garnizoni ushtarak i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave...