Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues deri në fund të vitit, ekspertët dyshojnë

Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues deri në fund të vitit, ekspertët dyshojnë

Punimet për fabrikën e parë të municionit në Kosovë kanë nisur në terrenin e Jahocit të Gjakovës, ku punëtorët dhe makineritë e rënda po përgatisin hapësirën për kompleksin industrial. Ministria e Mbrojtjes e ka vënë si objektiv që municionet e para testuese “Made in Kosova” të prodhohen para përfundimit të këtij viti, por ekspertët e sigurisë shprehin dyshime nëse ky afat mund të përmbushet. Zbatimi i projektit, sipas ministrisë, po ecën në përputhje me ritmin e planifikuar dhe me marrëveshjen e lidhur me MKE-në, kompaninë shtetërore turke të industrisë së mbrojtjes. Shefja e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka sqaruar se punimet tashmë kanë filluar dhe po vijojnë sipas marrëveshjes me MKE-në, ndërsa kalendari parashikon fillimin e prodhimit të parë testues deri në...