“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

Përplasja mes të rinjve protestues dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët u përzunë nga para Ministrisë së Arsimit, sipas Enkelejd Alibeajt ka nxjerrë në pah ndarjen mes opozitës së vjetër dhe asaj që po lind nga protesta. Ish-deputeti Alibeaj i ftuar në Report Tv thotë se kjo përçarje mund të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale të 9 majit, ku opozita mund të përfaqësohet me dy kandidatë për Tiranën. “Ajo pjesë e qytetarëve demokratë të lodhur, të papërfaqësuar, gjithmonë e më tepër të gënjyer dhe të zhgënjyer prej kaq e kaq vitesh prej Sali Berishës, ju mendoni se është inerte? Se është një tufë njerëzish, një turmë njerëzish që në mënyrë të verbër do të vazhdojë mbas fatit politik, më saktë fatit personal të një...