No Image Available

Nis faza çerekfinale, prologu i takon Fluminense- Al Hilal

Në Orlando (Florida) këtë mbrëmje me fillim orën 21:00 dueli i parë i turit për gjysmëfinalet e FIFA, Kupës së Botës për Klube. Në fushë, Fluminense- Al Hilal, dy skuadra surprizë në këtë fazë. Brazilianët eleminuan në turin e kaluar Interin e Milanos 2-0 ndërsa Al Hilal i Simone Inzagit befasoi të gjithë kur eleminoi Mançester Sitin e Pep Guardiolës me shifrat 4-3. Holandezi Deni Makelele do të arbitrojë këtë takim. 42 vjeçari ishte arbitër në Shqipëri-Repubilka Çeke përfunduar 3-0 për kuqezinjtë gjatë fushatës për kualifikueset e Euro 2024./Sportiim.al/ Vazhdo leximin
Burimi: Sportiim.al